MEMALIAJ/ Nderim për 100, nga qindra “heronjtë e heshtur” të minierës

1369
Sigal

Sado që të mendohet e të thuhet, se “miniera është zhdukur”, në Memaliaj ndesh përherë detaje, fakte, histori dhe emra nga 40 vitet e minierës. Mjafton të jesh vetëm pak minuta në një familje memalijote, ose në një kafene të qytetit dhe biseda e debati kanë si “menu” dhe minierën. Këtë e ndeshëm edhe ditën kur po bisedonim me banorë të këtij qyteti. Ndërsa pinim kafe, nisi të flitej për punën e madhe që ka bërë brezi i parë minatorëve dhe banorëve të këtij qyteti që hapi në vitin 1949, si dhe brezat që zhvilluan dhe mbajtën minierën gjallë deri në vitet ‘70, kur në minierë u fut brezi i dytë i minatorëve e deri në vitin 1990, kur minera nisi të mbyllej. Nga kjo bisedë, mësova se një grup të rinjsh të brezit të tretë, aktualisht banorë të Memaliajt, kanë marrë iniciativën të përgatisin një historik të viteve 1950-1990, për të përkujtuar 40 vitet e minierës së qymyrit, prindërit dhe gjyshërit e tyre minatorë e punëtorë të brezit të parë të minierës dhe qytetit. Këtë ide për të lënë një copëz “histori” për brezat e Memaliajt tani që miniera nuk ekziston më, ma kanë shprehur afro 4 vite më parë dhe mjekët e qytetit Sefer Shehu e Çerçiz Myftari, mësuesit Fejzi Elmazi, Viron Laska e Luan Meta, madje dhe shumë të rinj.  Kjo nismë, përveçse histori miniere është dhe nderim për ata njerëz të thjeshtë, të cilët e nisën punën krejt pa bujë, pa mburrje, duke jetuar mes shumë fëmijëve, mes sakrificash, lodhjesh, varfërisë, mes kushteve të vështira të banimit. Ata punuan nga 30 vjet në minierë, në transportin e qymyrit, në mjekësi, arsim, në ushqimin dhe strehimin e minatorëve. Ishte një qytet “KANTJER PUNE”, me njerëz të ndarë në dy kategori: Ata që punonin në minierë dhe ata që i shërbenin minatorëve. Mbi ta, përherë e bujshme dhe e kapardisur qëndronte “kasta” e këtij qyteti, ose “blloku” siç e quanin që në ato kohë “djemtë e mbrapshtë” të Memaliajt. Vetëm kjo “kastë” merrte e ndante privilegjet, “meritat”, “titujt” dhe ofiqet brenda llojit. Ndërsa ATA, për të cilët është menduar të bëhet një historik kujtimi e nderimi, për 40 vjet kanë qëndruar të “pa gojë” dhe nuk janë “zënë me gojë” prej shtetit që i shërbyen. Ata vetëm kanë prodhuar qymyr ditë e natë dhe nuk kanë kërkuar privilegje e madje, as nuk janë përfillur. Këta njerëz vitalë, të heshtur e të mbuluar me heshtje deri sot, në Memaliaj i quajnë “heronj të heshtur”, që dhanë gjithçka për qytetin e tyre, duke lënë emrin dhe kontributin në kujtesën e brezit të sotëm. Në fakt, si në çdo qytet tjetër të “klasës punëtore” dhe në Memaliaj kishte 2 “Heronj të Punës Socialiste” e deputetë minatorë. Kishte edhe 10 “Nëna Heroina”, që kishin lindur nga 9-12 fëmijë. Këta ishin “heronj” të njohur, të shpallur, që dilnin shpesh nëpër tribuna. Ndërsa këta për të cilët po flasim, ishin dhe kanë mbetur “heronj të heshtur”, ose më saktë të lënë në heshtje. Ata që kishin ndërmarrë iniciativën për të përkujtuar ish-minatorët, punëtorët, shoferët e minierës, mësuesit, mjekët e deri tek punonjësit e ushqimit social, na kërkuan “si nder” që ndër qindra emrat e këtyre “heronjve të heshtur”, të publikonim në gazetë disa prej tyre:

1. Ramadan Xhelo

2. Tahir Gashi

3. Rushit Kanani

4. Reshat Nela

5. Qamil Hodo

6. Malo Çobani

7. Sali Lika

8. Qani Ago

9. Qani Vrenozi

10. Belul Merdani

11. Minella Gjoka

12. Simon Çaçi

13. Ramiz Selfo

14. Isa Ruçi

15. Nafije Tafili

16. Aseni Hysi

17. Fejzi Elmazi

18. Karafil Caushi

19. Syrja Xhemali

20. Xhevit Mamaj

21. Laver Shehu

22. Laver Nelaj

23. Sefer Shehu

24. Çerçiz Myftari

25. Fejzi Elmazi

26. Spiro Kreci

27. Shega Hoxha

28. Hasan Caushi

29. Guçe Guma

30. Guçe Tahiri

31. Foto Suli

32. Myftar Bega

33. Cano Mema

34. Selman Beshiku

35. Selim Canaj

36. Hasan Halili

37. Myslim Kasaj

38. Brahim Meçe

39. Hysni Hoxha

40. Eqerem Llanaj

41. Astrit Çaçi

42. Qako Laska

43. Bajram Ziflaj

44. Bilbil Hoxha

45. Sefer Kura

46. Rustem Deshiku

47. Ismail Meta

48. Zeman Brahimi

49. Sami Halili

50. Qemal Shehu

51. Ahmet Shehu

52. Margarita Jonuzi

53. Lulo Maçi

54. Qemal Kalemi

55. Seit Qendro

56. Ismail Spaho

57. Meçe Abedini

58. Bari Hoxha

59. Sulo Merdani

60. Yzedin Xhemali

61. Mestane Hysi

62. Sadik Osmëni

63. Bajram Caca

64. Sejdi Bilaj

65. Shaban Kalemi

66. Bilbil Hoxha

67. Shamet Malaj

68. Nexhip Disha

69. Teme Rroko

70. Hajdar Sako

71. Izet Fejzo

72. Resul Saka

73. Sefedin Gucaj

74. Eqerem Gogo

75. Kamber Lulo

76. Nexhip Shehu

77. Ismet Lamaj

78. Hysen Meta

79. Arsino Zaimi

80. Leta Hodo

81. Asim Xhaferri

82. Cano Mema

83. Halil Elmazi

84. Vasil Dine

85. Andon Çoka

86. Halil Ruka

87. Sotir Koçi

88. Isuf Xhani

89. Qamil Llaka

90. Myslim Xhezairi

91. Ilir Ndreu

92. Fasli Hysesani

93. Refi Çibuku

94. Filip Dhespo

95. Avdi Caushi

96. Qani Ymeri

97. Zija Muçi

98. Xhemal Manaj

99. Kadri Llakaj

100. Hajri Mustafaraj