Prej 2 vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, ish-sulmuesi i njohur i Juventusit fiton luftën me vdekjen

469
Sigal

Ish-futbollisti i njohur italian Xhanluka Viali është shëruar nga kanceri në pankreas.

Ish-fituesi i Ligës së Kampioneve me Juventusin në vitin 1996  vuante prej mëse dy vitesh nga kjo sëmundje e rëndë, ndërsa ditën e sotme ka marrë lajmin e mirë pas analizave mjekësore se nuk ka asnjë shenjë të masës kancerogjene në pankreas.

Në vitin 2018, 55-vjeçari deklaroi se kishte fituar betejën me sëmundjen e rëndë, por një vit më pas pranoi se sëmundja ishte aktiviuar sërish. Ai iu nënshtrua kimioterapisë intensive duke  arritur të fitojë të kthejë shëndetin në normalitet.

Gjatë karrierës, Viali shkëlqeu si sulmues i Sampdorias, Juventusit dhe Çelsit duke fituar 2 kampionate italiane, 1 Ligë të Kampioneve, 1 FA Cup. Në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, Viali luajti dhe me kombëtaren e Italisë duke përfaqësuar “të kaltri” EURO 1988 dhe kampionatin botëror të 1990.