Çfarë po ndodh?/ 90 pacientë të shëruar rezultojnë sërish me koronavirus, ja çfarë thonë ekspertët

466
Sigal

Disa pacientët të cilët ishin prekur një herë nga koronavirusi dhe ishin shëruar, sot rezulton se u është rikthyer për së dyti sëmundja.

Ky fenomen po ndodh në Korenë e Jugut. Autoritetet shëndetësore atje, thonë se 91 persona që u mendua se u shëruan pasi u infektuan nga koronavirusi, janë testuar përsëri pozitiv, raporton BBC.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) tha të Premten se nuk ishte e qartë pse pacientët ishin testuar pozitiv për herë të dytë.

Drejtori i KCDC, Jeong Eun-kyeong tha në një konferencë shtypi se ishte e mundur që virusi të ishte “riaktivizuar” tek pacientët.
Ekspertë të tjerë shëndetësorë sugjeruan se pacientët mund të jenë “riinfektuar” ose janë diagnostikuar keq nga testet e gabuara.

Rezultatet do të jenë me interes të madh ndërkombëtarisht, pasi ekspertët shëndetësorë në të gjithë botën shpresojnë se personat e infektuar nga Covid-19 do të zhvillojnë imunitet ndaj sëmundjes, duke i lejuar ata të kthehen në punë.