Aksidenti i furgonit të policisë që transportonte të burgosurit, arrestohet shoferi

358
Sigal

Nje dite pas aksidentit te ndodhur ne Mallakastër-Tepelenë, kur furgoni i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Burgjeve qe transportonte dy te burgosur u perplas me nje makine benz, arrestohet shoferi i furgonit. 

F6

Policia beri arrestimin në flagrancë i shtetasit H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”,  në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë.

F4

Nderkohe qe jane referuar materialet në Prokurori për shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Memaliaj.

ARRESTIMI

furgoni5

Në vijim të veprimeve proceduriale për aksidentin e ndodhur në datë 17.02.2020, ku në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi H. H. duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”,  në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. Sh., nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan  materialet në Prokurori për shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Memaliaj.

AKSIDENTI

Sipas informacioneve, shkak i aksidentit ka qenë hyrja e gabuar në rrugë e një autoveture tip “Benz” të zonës. Si pasojë e përplasjes, furgoni me targa AA 306 UN ka dalë nga rruga dhe ka shkatërruar totalisht kioskën e byrektores, ku për momentin nuk ndodhej njeri brenda saj.

Nga përplasja në qendrën e fshatit Qesarat mbetën të lënduar katër punonjësit e Policisë, ku njëri prej tyre kishte marrë dëmtime pak më të rënda. 32-vjeçari Julian Verboshi, që ishte ulur në vendin e pasagjerit në furgon, u shoqërua në Spitalin e Gjirokastrës për ekzaminime shëndetësore.

Sipas burimeve nga spitali, ai pësoi dëmtime pa pasoja për jetën. Dy të burgosurit që ndodheshin në furgon, u shoqëruan në Spitalin e Tepelenës, ku u mjekuan për gërvishtje të lehta në trup.

Autovetura, që nga hetimet paraprake dyshohet se është shkaktare e aksidentit, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, po ashtu edhe furgoni i Policisë që përfundoi brenda byrektores. Policia e Gjirokastrës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip “Benz” dhe shoferit të furgonit të Policisë, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

furgoni3
furgoni4