Francë/ Ulet për të katrën ditë radhazi numri i pacientëve, regjistrohet rënie e lehtë edhe në numrin e viktimave nga Covid-19

374
Sigal

Franca ka raportuar një rënie të vogël të numrit të vdekjeve në spital dhe pacientëve në kujdes intensiv, pasi ministria e shëndetësisë tha se epidemia e koronavirusit të vendit kishte arritur në një “rrafshnaltë”.

Në 24 orët e fundit vendi regjistroi 315 vdekje, një rënie nga 353 viktimat e njoftuar të shtunën.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me koronavirusin në spitale dhe shtëpi të përkujdesjes në 14,393 në Francë, i treti më i lartë në botë.

Numri i pacientëve me Covid-19 në kujdesin intensiv ra për të katërtën ditë radhazi, duke e çuar totalin në 6.845.

Ministria e shëndetësisë në Francë tha se epidemia duket se është duke u lëkundur por theksoi: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”.