Sigal

Disa nga studentët deklaruan sot se do të vjojnë të protestojën për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë.

Ato u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.

Të pyetur nëse do ti bashkohen protestës së disaporës, studentët u shprehën se i mirpresim ato në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.

Gjithashtu për protestën e nesërme ato paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.

“Gjatë protestës së nesërme, do të ketë një surprizë nesër për kryeministrin. Do të ketë një surpizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot.”- thanë studentët, të cilët nuk prefereuan të japin më tepër detaje.

“Nuk jemi që të iki një bjonde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.

Çështja e protestës së disaporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë jan të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flaism me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to.

Një ndër arsyet se pse unë kam dal të protestoj është cilësia e arsimit në universitet. Po ashtu ajo që kam vuajtur më shumë në fakultet është pjesa e korrupsionit në Universitete. Jam shumë për veitingun e pedagogëve.”- u shprehën studentët.