Nuk ndalen aksidentet/ Futet në semafor me të kuqe se kishte një të sëmurë në makinë, përplas 23-vjeçaren

189
Sigal

Një aksident ka ndodhur pa minuta më parë ditën e sotme në Tiranë në zonën e 21 dhjetorit.

Një mjet, duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq dhe ka aksidentuar një këmbësore 23 vjeç.

”Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.