Qytetarët kthehen nga bregdeti, trafik në rrugët që të çojnë në Tiranë

174
Sigal

Me mbylljen e së dielës turistët po nisin kthimin nga zonat bregdetare drejt qyteteve, kryesisht Tiranës. Policia Rrugore njofton se këtë pasdite ka një shtim të fluksit në akset kryesore në hyrje të Tiranës, por jo pengesa apo radhë.

Ndërkohë uniformat blu kanë marrë masa të shtuara krahas edhe tragjedisë së dy ditëve më parë në aksin Fier-Vlorë ku prej shpejtësisë së madhe u shua një familje prej 4 anëtarësh.

83 drejtuesve i është hequr leja e drejtimit në 24 orët e fundit kurse 2 mijë e 839 të tjerë janë ndëshkuar me gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.