Nje ngjarje e rende tronditi diten e djeshme fshatin Ngracan te Mallakastres . Shtetasi Batjan Celaj , 63 vjec, pasi piu fotoksine , humbi jeten. Ngjarja u raportua nga policia diten e sotme ku behet me dije se per rastin jane referuar materialet ne Prokurori per vleresim. Batjan Celaj, eshte babai i Indrit Celajt , tekniku i kondicioniereve , i cili u vra nga vellezerit Griseldo dhe Albano Kusi ne 22 gusht te vitit 2019 ne Tirane pas nje konflikti per rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit. 26- vjecari kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit , babait te dy vellezerve Albano dhe Griseldo per instalimin e rrjetit te kondicionimit. Pas konfliktit Griseldo Kusi e qelloi Celajn me plumb ne koke duke i shkaktuar vdekjen.
Pavaresisht se u munduan te manipulojne ngjarjen e rende Gjykata e Tiranes vendosi ti denoje dy vellezerit perkatesisht me 12 vite burg Griseldon dhe me dy vite Albano Kusin. “ Kjo qe me ndodhi mua , mos i ndodhte asnjerit . Kjo eshte fatkeqesi e madhe ne Shqiperi . Te nisesh ne pune dhe te kthehesh i vdekur. E kam marre vesh nga gazetat. Cuni eshte vrare ne oren 10 paradite dhe une e mora vesh ne oren 7 ne darke se i kishin marre edhe dokumentet. Asnje konflikt nuk ka pasur djali , ka qene i kulturuar dhe i sjellshem , nuk gjen djale si ai, nuk dinte te ofendonte, ishte i matur. Ma moren djalin ne moshe te re u shpreh asokohe Batjan Celaj ne lidhje me vrasjen e te birit , dhimbje qe nuk mundi ta suportonte duke i dhene fund jetes me fotoksine.