“Nuk më vrēt njeri në shtëpinë time”, dëshmia e parë e Ardian Çapjas nga spitali. Ja çfarë thotë se i ndodhi dje

334
Sigal

Një ditë pas atēntatit me armë zjarri, nga i cili shpëtoi mrekullisht, Ardian Çapja ka dhënë një dëshmi të shkurtër nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.

Ashtu si edhe fill pas ngjarjes, në spitalin e Elbasanit, ai ka mohuar të jetë qëlluar me ārmë zjarri, version që dha edhe familja e Çapjas, e pyetur për atēntatit ndaj tij.

55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me ārmë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.

“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me ārmë. S’më vrēt njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raporton ‘News 24″.

Mëngjesin e sotëm, policia ka bërë shoqërimin e rreth 20 personave si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, në tentativë për të hedhur dritë rreth ngjarjes dhe zbulimit të autorëve të atēntatit.

Në makinën e djegur, që u gjet një ditë më parë, e që dyshohet se ishte përdorur nga autoret u gjet snajper, ndërkohë që targat ishin të vjedhura.