“Nuk ka llesh e presh që na ndalon, Rama sharlatan”/ Protesta kundër ri-karantinimit

474
Sigal

Disa qytetarë janë mbledhur në qendër të Tiranës për të pròtestuar kundër vaksinës dhe futjes sërish në karantinë.

Njëri prej tyre foli para mediave duke ironizuar policinë dhe kryeministrin Rama, të cilin e quan sharlatan. Ai bëri të qartë se po lùftohet kundër vaksinës “vdekjeprurëse”.

“Nuk ka as llesh as presh që të na ndalojë. Ne bëmë detyrën kundër kësaj plandemie që është për të vrarë njerëzimin. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se ju që rrini në shtëpi jeni ata që gòditeni më shumë. Tallet me ju ky kryeministër sharlatan, vetëm kryeministër nuk është.

Mos i dërgoni policët kundër nesh se nuk jemi sharlatanë se jemi për të mbrojtur fëmijët tanë. Ne lùftojmë për të mos bërë atë vaksinë vdekjeprurëse dhe janë provuar që shekullin e kaluar”, tha protestuesi.