Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij përsa i përket motit për ditën e nesërme (e premte 21 gusht 2020).
Sipas këtij shërbimi nesër vendi do të ketë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Postimi i Sh.M.U:
Vendi po kalon një pasdite me mot të kthjellët dhe erë veriperëndimore e cila kryesisht në bregdetin jugor do të jetë më e vrullshme.
Ditën e premte përgjithisht do të ketë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në male.
Era do të fryjë veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rritje në mesditë.
zonat malore 15°C deri në 31°C
zonat e ulëta 18°C deri në 35°C
zonat bregdetare 20°C deri në 34°C