Njihen në FB, 31 vjeçari e përdhunon te kthesa e kamzës

477
Sigal

U njohën në Facebook, i zuri rrugën te kthesa e Kamzës dhe e përdhunoi.
Një i ri nga kryeqyteti ka abuzuar seksualisht me një 29-vjeçare që e njohu në FB.
Pas përdhunimit, ai e la të lirë dhe u largua teksa policia e ka shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.01.2017, është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, shtetasja T. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallzuar se shtetasi:
– G. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 05.01.2017, ka kryer marrëdhënie seksuale, me këtë shtetase kundra dëshirës së saj.
Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë.
Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.