Një person bie nga ura, rrezikon të mbytet në ujërat e Drinit në Lezhë, ndërhyjnë zjarrfikësit

134
Sigal

Një person rrezikoi jetën në ujërat e lumit Drin. Ky person, po lëvizte me biçikletë mirëpo një moment ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë urës së lumit Drin, teksa po kalonte urën në zonën e Ishull Lezhës.

Personi është parë nga kalimtarët e në moment është njoftuar ambulanca dhe zjarrfikëset.

Mësohet se ai ka pësuar lëndime gjatë rënies.