AKEP: Ja kur mund të përgjohen celularët!

605
Më 10 korrik 2015 Këshilli Drejtues i AKEP ka marr vendimin nr. 2592, për miratimin e dokumentit për këshillim publik “Rregullore mbi masat teknike dhe organizative per te garantuar sigurine dhe integritetin e rrjeteve dhe sherbimeve te komunikimeve elektronike”. Nën drejtimin e kryetarit Piro Xhixho dhe në prani të anëtarëve Alban Karapici, Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Klarina Allushi është diskutuar rreth kësaj çështje duke dhënë edhe zgjidhjen e nevojshme. 
Si bazë ligjore në marrjen e këtij vendimi kanë shërbyer një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore, me stë cilave “Kodi i procedurave administrative”, i ndryshuar; nenet 6, gërma p) e nenit 8, 110, 122 të Ligjit nr.9918, datë 19. 05. 2008 “Për Komunikimet Elektronike në RSH”, i ndryshuar (ligji nr. 9918/2008); ligji nr. 146/2014 datë 30.10.2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”; Rregullorja e Brendshme e AKEP, miratuar me vendimin nr. 2506; neni 13 a) Direktivë Kuadër 2002/21/EC amenduar me Direktivën 2009/140/EC e PE dhe KE, Neni 4 Direktivë e-Privacy 2002/58/EC amenduar me direktivën 2009/136/EC të PE dhe KE datë 25.11.2009 si dhe manualet guidë të ENISA; urdhëri i AKEP nr.1458 datë 6.05.2015, për hartimin e aktit normativ “Rregullore për zbatimin nga sipërmarrësit të detyrimeve lidhur me masat teknike dhe organizative për të realizuar sigurinë e rrjeteve dh shërbimeve të ofruara prej tyre”. 
Duke marrë për bazë dokumentin “Rregullore mbi sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike”, relacioni shpjegues, projekt-vendimin e arsyetuar dhe diskutimeve në mbledhje, Këshilli Drejtues i AKEP miratoi dokumentin “Rregullore mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike”. Periudha e këshillimit publik do të jetë 60 ditë nga data e publikimit të dokumentit në internet në faqen zyrtare të AKEP.
Sigal