44-vjeçari shqiptar futet në listën e më të kërkuarve të Europës

145
Sigal

Policia Kriminale Shtetërore e Baden-Württemberg ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 44-vjeçarin shqiptar Berti Dedja.

Dedja është futur në listën e “më të kërkuarve të Evropës” nga Europol, pasi akuzohet si “koka” e një grupi kriminal që vepronte në tregtimin e drogave të rënda.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, Berti Dedja i njohur me nofkat “Berti” dhe “Schakal” është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

Ai akuzohet se që nga viti 2016 ka ushtruar një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës, me pjesëmarrjen e personave të tjerë.

Sipas LKA, Dedja vepronte si kreu i bandës.

Ai mësohet se ka përdorur mjete të përgatitura posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. prej vitit 2018, shqiptari qëndron i fshehur.

Prokuroria publike në Ellwangen është përgjegjëse kryesore për hetimin e çështjes Dedja. Ndër të tjera, 44-vjeçari akuzohet për transport dhe shitje droge në rrethin Ostalb, siç bëri të ditur prokurori publik përgjegjës i pyetur nga TAGBLATT.

44-vjeçari shqiptar futet në listën e më të

44-vjeçari shqiptar futet në listën e më të