Një nga vëllezërit Kusi në kërkim për vrasjen e teknikut e kondicionerit është vetëdorëzuar

558
Sigal

Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës Griseldo Kusi.Mësohet se Kusi është paraqitur sot pa praninë e avokatëve në drejtorinë e policisë. Griseldo Kusi ishte shpallur në kërkim së bashku me vëllain Albano Kusi për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht në Tiranë. Çelaj po punonte për rregullimin e kondicionerit në vilën e familjes Kusi. Ndërkohë, pas një konflikti verbal, Griseldo Kusi dushohet se ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Një plumb në kokë i mori jetën të riut.

Për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, janë lënë në burg babai i vëllezërve Kusi, Bujar Kusi, Lorenc Veliaj (i cili pranoi fillimisht autorësinë e krimit pastaj zbuloi ngjarjen), Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.