Nikollaq Neranxi/ Plani për të grabitur pronat në bregdet

523
Sigal


Nikollaq Neranxi


Dhe historia përsëritet e përsëritet me shpresën që të
legjitimojnë vjedhjen duke thënë se bëmë dëgjesa publike dhe populli ra dakord!
Akoma këtë pushtet hajdut, mafioz e kanabist, e gënjen mendja se duke ia vënë
emrin vjedhjes, projekt pilot dhe duke na sjellë hollandezë për të na e
shpjeguar, do t’ia hedhë paq! Më e fundit ndodhi në Dhërmi ku projektet për përfitim
vetëm të mafies në pushtet, parashikojnë grabitjen masive të banorëve autoktonë,
të cilët janë pronarë aty, që para krijimit të shtetit shqiptar. Pasi thonë broçkullat
e tyre para se të sjellin buldozerët, qytetarët të çuditur pyesin: “Si do i bëni
këto investime publike kur ne nuk kemi marrë akoma certifikatat e pronësisë, me
kë do negocioni?” Ndërsa përgjigja e punonjësit të pushtetit është: “Të lutem
mos dil nga tema!” Ndërsa përgjigja e gjithë populli të bregut i cili është sot
më i bashkuar se kurrë dhe më i vendosur se kurrë, për të mbrojtur tokën e të
parëve, është: “Zotërinj pushtetarë lokalë dhe qëndrorë, jashtë teme, jashtë
realitetit dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe morale, jeni ju! Mos u lodhni
kot, ne nuk do iu lejojmë të prekni asnjë milimetër katror toke, pa na dhënë
certifikatat e pronësisë! Asnjë investim pa marrë pronat e trashëguara! Nuk ka
hollandez që iu bën derman në planin tuaj për të grabitur tokat e bregdetit të
cilat kanë zot banorët e saj! Rruga jonë është pa kthim.