Një ditë pas tensioneve me deputetët e opozitës, garda rrethon sërish Kryesinë e Kuvendit, komisionet i kalojnë mbledhjet online

48
Sigal

Një ditë pas tensioneve të forta të krijuara dje jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e opozitës që u penguan nga garda u futën nga dritaret e duke kapërcyer hekurat, sot komisionet do të mblidhen online.

Nga 10 komisionet që janë në axhendë për t’u mbledhur sot, pjesa dërrmuese do të mbahen online. Ndërkohë që deputetët e opozitës sërish kanë njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbajnë mbledhje në zyrat e tyre të Kryesisë.

Kujtojmë se Kuvendi me një shkresë drejtuar gardës, ka njoftuar se deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk do të lejohen që të futen në Kryesi, deri sa të përfundojë afati i përjashtimit.