Një arkë peshk dhe një celular e çuan prapa hekurave, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë

115
Sigal

Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë.

Kujtojmë se Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg, pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.