Nisin reshjet e borës, Bashkia Shkodër: Rëndohet situata në zonat e përmbytura

189
Sigal

Reshjet e para të borës në Shkodër kanë nisur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bashkia Shkodër me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Bashkia shkruan se për shkak të fillimit të reshjeve të borës situata është rënduar edhe më shumë.

“Nisin reshjet e borës në Shkodër, rëndohet situata në zonat e përmbytura.

Përveç problemeve me ujit, shtohen problemet me temperaturat e ulta që vështirësojnë situatën, mjaft të rënduar prej mëse 5 javësh”, shkruan Bashkia.

Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët.

Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti.

Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.