Ulja e kufirit minimal të pikëve për Matematikën, maturantët e Fierit: Ministria të dalë në deklaratë bindëse, jo në rrjetet sociale

214
Sigal

Maturantët e Fierit kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nesër provimin me zgjedhje në rast se Ministria e Arsimit nuk del me deklaratë bindëse për testin e Matematikës.

Pak më parë, ministrja Kushi deklaroi se për testin e Matematikës do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Duket se kjo nuk mjafton për maturantët të cilët nuk duan një komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale, por deklaratë bindëse.

Ata po protestojnë për të disatën ditë para Drejtorisë së Arsimit pas testit të Matematikës të cilin e cilësuan shumë të vështirë.