Nisin reshjet e borës, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes me shpejtësinë

557
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione zyrtare mbi situatën në disa akse rrugore pasi në disa zona kanë nisur reshjet e borës.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të vendosin goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi:

Rajoni Verior

👉Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës ❄️ por pa sjellë probleme për qarkullimin.

Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë 🚜 dhe është në terren me mjete e punëtorë 👨🌾 nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror

👉Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor

👉Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtme:

– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë

– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë

– Boboshticë-Dardhë

– Korçë-Voskopojë

– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë ✅

🚧Kontraktorët janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.

#UdhëtoniTëSigut
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam