Niset grupi i dytë i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, Manastirliu: Solidaritet për popullin italian

505
Sigal

Shqipëria dërgon për herë të dytë një grup me mjekë dhe infermierë në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa i ka përcjellë në avionin që do ti dërgojë në Itali, në fjalën e saj shpreh solidaritetin për popullin italian.

Një tjetër nismë humanitare e Shqipërisë pas ndihmës që i dha Italisë fqinje me 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar Covid-19.

Një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash, u nis drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë.

“Ju falënderoj për atë që po bëni për misionin tonë të dytë humanitar në kuadër të solidaritetit që tashmë është pjesë, prioritet kyç kundër COVID-it, që na mban dhe bashkon. Ju falënderoj dhe jam e bindur se sikur na bëri krenarë grupi parë që nisëm në Itali në misionin e parë për të ndihmuar Italinë, ashtu edhe ju do të na bëni krenarë. Ju falënderoj në emër të kryeministrit. ‘Nëse mendoni se ajo që bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por pa këtë pikë uji oqeani do të ishte më i vogël. Faleminderit. 60 infermierë do të luftoni me kolegët italianë në frontin e luftës kundër COVID. 30 të tjerët do të rikthehen, ju do të vijoni. Është momenti për të treguar shpresë dhe solidaritet për popullin mik italian që na ka mbështetur gjatë këtyre viteve dhe është më e pakta që mund të bëjmë. E treguan edhe më së fundmi me tërmeti.”.

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 20. April 2020