Dhunohet infermieri në Maliq, procedohet autori i dyshuar

118
Sigal

Një 48-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ka gjuajtur me sende të forta infermierin e qendrës shëndetësore në Maliq.

Uniformat blu bëjnë me dije se 48-vjeçari me iniciale R.Gj është banues në fshatin Klocë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Klocë, ka kanosur me fjalë dhe ka gjuajtur me send të fortë, infermierin e qendrës shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.