Nisen me 160.000 mijë euro drejt Shqipërisë/ Gjobë për paratë e padeklaruara

430
Sigal

Zyrtarët e Doganës së Monopolit të Barit, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n kanë zbuluar rreth 160.000 euro të padeklaruara.

Siç raportojnë këtë të mërkurë mediat italiane, paratë iu gjetën katër personave, me shtetësi angleze, shqiptare, kosovare dhe maqedonase, të cilët ishin nisur për në Shqipëri.

Sipas legjislacionit italian, të gjithë paguan gjobën e parashikuar në rastet kur nuk deklaron paratë në doganë.