Nis rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve në 12 qarqe, Xhaçka: Respekt e dinjitet për të rënët!

575
Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punës në varrezat e bashkisë së Peshkopisë tha se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit.

“E shkuara, pa diskutim është mjeti me të cilin ne kemi udhëtuar për të arritur deri këtu ku jemi sot. Sot jemi këtu për t’i respektuar, për të nderuar të rënët tanë në vazhdimësi. Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve, jo vetëm këtu në Dibër por në të gjithë Shqipërinë është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën. Është gjithashtu shprehje e vendosmërisë për të çuar përpara idealet e atyre që dhanë jetën, që shkruan historinë e lavdishme të popullit shqiptarë, me gjakun edhe me sakrificën e tyre. Ne i përulemi me respekt sakrificës për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e brezave dhe për Shqipërinë që ne duam për fëmijët tanë. Sigurisht, një mjedis më i sistemuar i vjen në ndihmë edhe familjarëve të mijëra dëshmorëve që nuk mund ta harrojnë kurrë bashkë me ne sakrificën e të dashurve të tyre”, tha Xhaçka gjatë takimit me një grup veteranësh të Luftës.

Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve ne të 12 qarqet e vendit do të përfundojë përpara datës 29 Nëntor, kohë kur Forcat e Armatosura në bashkëpunim me bashkitë do t’i japin këtyre varrezave një pamje të re.
Sigal