Nis puna për pastrimin e varrezave në Tiranë

527
Sigal
Punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në Tiranë i janë përveshur sot punës për pastrimin e varrezave të Tiranës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka shpërndarë fotot nga varrezat, ku duket qartë impenjimi i punonjësve për pastrimin e tyre. “ Qyteti që nuk respekton dot të parët, nuk është shembull për të gjallët” ka shkruar kryebashkiaku në postimin e tij.
Punonjësit e pastrim-gjelbërimit, janë kujdesur që të shkulin të gjitha barërat e panevojshme që kanë rrethuar varrezat si edhe mbeturinat, pa dëmtuar varret.