Nis hetimi disiplinor për katër punonjësit e policisë, Rrumbullaku firmos pezullimin e tyre nga detyra

61
Sigal

Katër zyrtarë të policisë së shtetit janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Njoftimi: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.