Nis aplikimi për në universitete, nga nesër maturantët do të përzgjedhin degët

47
Sigal

Nesër nis faza e parë e aplikimit online në portalin U-Albania, për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë arsimin e lartë.

Deri më datë 3 gusht, portali do të jetë i hapur në çdo kohë në mënyrë që nxënësit të plotësojnë listën me një deri në dhjetë degë të preferuara.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i është drejtuar të rinjve me mesazhin që të marrin në konsideratë programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.

Renditja e aplikantëve për fazën e parë do të bëhet e ditur më datë 27 gusht.