Niko Dumani: Vlora e uzurpuar nga “mafia” e “Rilindjes Urbane”

366
Sigal

Kemi të bëjmë me një sfidë të domosdoshme për t’i kthyer gjithe “kriteret urbanistike moderne” në një “normë” urbanistike për çdo hapësire territoriale e çdo pasurie tjetër kulturore materiale si trashëgimi e pasuri publike për të reduktuar deri në eleminimin e diskriminimit dhe korrupsionit të kamufluar nëpërmjet “reformës” “Rilindja Urbane”.

 

Rrënjët e konsorciumeve kriminale të hedhura në hapësirat teritoriale të bashkisë Vlorë janë nga më të forta dhe më të dukshme në realizimin e projekteve me ngushtim të rrugës ish- bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare Nr.1, “Sheshi i Flamurit” Sheshi para Bashkisë, Sheshi në Skelë, Sheshi i Sahatit, Lungomare Nr,2, Lulishtja e Qytetit, rruga Skelë–Hidrovori të realizuara nga “Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfshirë së fundi edhe investimi i projektit të “Impianteve termik lundrues”, gjenerus te energjisë elektrike nëpërmjet djegies së naftës bruto në Gjirin e Vlorës. Opinioni publik vlonjat përfundimisht është ndërgjegjësuar dhe vlerëson se në thelb të këtyre investimeve në zonat “Vlora- Qendër” dhe përreth saj nuk janë në interes të publikut vlonjat, pasi në realizimin e tyre qëndron “çështja” “Urbanizim-Korrupsioni” sipas slloganit “Rilindja Urbane” me impakt mjedisor, ekonomik, ekologjik, ndjeshmëri sociale, ngrohje globale e në  trashëgimine  kulturore  pergatitur nga konsorciumi: studjo projektimi, urbanistë, arkitekt, firma ndërtimi e pushtetarë. Projektet e përgatitura nga këta konsorciume s`janë gjë tjetër vecse organizime kriminale të cilët kanë kontrolluar e ndikuar në qeverisjen lokale duke bllokuar tërësisht funksionimin e vendimmarrjes se Bashkisë Vlorë. Mafia ndërtimore, si infiltrim mafioz, ka ndërhyrë e ndryshuar planet e rregullimit të “Vlorës Qëndër” dhe vijës bregdetare. Nëpërmjet ozurpimit të funksionimit të vendimmarrjes ka mundur realizimin e projekteve të paligjshme me pasojë tjetërsimin e hapësirave publike urbane si okazione me synime të qarta për të realizuar përfitime të paligjshme. Eshtë e rëndësishme të theksohet se përgjithësisht kur një projekt realizohet si prioritet për komunitetin apo kthim në identitet të hapësirave trashëgimi urbane, do të thotë se respekton e realizon si instrument “kriteret urbanistike moderne”, pra, plotësimin real të treguesve; Efektivitet Ekonomik, Ndjeshmëri Sociale, Ekologjike, Ngrohje Globale dhe Konfort Termik. Janë këto kritere qe mundësojnë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe marrëdhëniet midis qytetarëve dhe institucioneve, pra pikërisht ky instrument është modeli më i suksesshëm në luftën kundër organizimeve kriminale urbane. Mirëpo, nga monitorimet e këtyre investimeve , identifikohet se në situatën aktuale të krijuar nga qeverisja e pa përgjegjshme dhe korruptive kryesuar nga K/ministri ynë faktikisht e realisht kemi të bejmë me një sfidë  të domosdoshme për t’i kthyer gjithe “kriteret urbanistike moderne” në një “normë” urbanistike për rastet e rikonceptimeve urbanistike të çdo hapësire territoriale e çdo pasurie tjetër kulturore materjale si trashëgimi e pasuri publike për të reduktuar deri në eleminimin e diskriminimit dhe korrupsionit të kamufluar nëpërmjet “reformës” “Rilindja Urbane. Vetë Bashkia Vlorë nuk ka realizuar asnjë investim. Të gjitha ndërtimet jane kryer abuzivisht nga “Fondi Shqiptar i Zhvillimit” që menazhon fonde publike duke krijuar nje centralizim të pushtetit në nivel qëndror me pasojë mosfunksionimin ligjor të qeverisjes lokale që është i vetmi autoritet publik i administrimit të territorit. Në këto kushte Bashkisë Vlorë i ka munguar edhe bashkëqeverisja si raporte demokratike midis institucionve, specialistëve të administratës vendore, intelektualëve, komunitetit, OSHC-ve, përfshirë edhe mediat lokale. Pikërisht kjo bashkëqeverisje është një instrument tjetër i rëndësishëm në vendimmarrjet publike. Pra përmirësimi i raporteve ligjore dhe sociale si instrument i rëndësishëm në demokratizimin e pushtetit në nivel lokak mbeten një tjetër “sfidë” për t’u realizuar me qëllim për të mundësuar e zhvilluar bashkërisht luftën kundër oganizimeve kriminale urbanistike. Mirëpo, fatkeqësisht, edhe për këto raporte konstatohet se aktualisht nuk mund të realizohen apo përmirësohen për t’ju kundërvenë organizimeve kriminale urbanistiko-mjedisore pasi tek specialistët e administratës publike lokale mbizotëron politizimi i tyre, ata janë të punësuar si aktivistë partiak e si pasojë janë të vetcensuruar apo edhe të korruptuar, me pasojë pamjaftueshmëri të qeverisjes së punëve publike nga Bashkia e Vlorës. Gjithashtu konstatohet, se është me shumë rëndësi, se organizimet kriminale, korrupsioni urban, nuk mund të bllokohen as kur vërehet indiferentizmi i publikut sikur ka ndodhur diçka e parëndësishme, që nuk na shqetëson, si mungesë e lirisë së tyre e të pa vullnetshëm në bashkëqeverisje si një degradim social shkaktuar nga dhuna shtetërore. Për këtë arsye në mungesë të respektimit dhe realizimit të kuadrit ligjor egzistues, në mungesë përvojash dhe iniciativash për miratimin e normimin e praktikave urbane, nuk kanë mundur të kundërshtojnë pranine e krimit të organizuar në kontrollin e territorit urban të Vlorës. Në këtë kuptim interpretimi e zbatimi i drejtë i ligjshmërisë, procesit të demokratizimit, rregullave e transparencës përbëjnë një hapësirë vendimtare për rinovimin e miratimin e normave të reja urbanistike, që i hapin rrugë rasteve të virtytshme urbanizimi, në veçanti për rastet me bazë kthimi në identitet për interesin publik, ashtu si është bërë mirë me zonën historike “Justin Godard” në Vlorë që, megjithëse me ngadalësi e dyshime të pajustifikueshme, ka meritën se është nje shëmbull për të mundësuar rikonceptime të hapësirave dhe shërbimeve publike për komunitetin.