“Ngre flamurin” në Vlorë, 103 ditë pasi kryeministri deklaroi bllokim e “Austrian Lotteries”

514
Edhe pse shtetarët dhe monopolistët, mundohen të fshehin demagogjinë “për drejtësi e anti-korrupsion” që bëjnë në media e takime me popullin, vjen një ditë dhe që pazaret dhe skandalet që bëjnë me njeri-tjetrin dalin sheshit, madje edhe në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Një nga këto pazare të pista shtetarë-monopolistë është bërë publik dhe po “valëvitet” në qendër të Vlorës, krahë Flamurit të Pavarësisë, i cili tashmë nuk duket nga kullat gjigande, të ndërtuara pa leje nga zyrtarë lokalë e ndërtues të pafajshëm… ligjërisht! E kemi fjalën, për Lotarinë Kombëtare “Australin Lotery”. Çfarë po ndodh? Pas një shkrimi denoncues, botuar në gazetën “Telegraf” në datën 24 dhjetor 2014, lidhur me mos mbajtjen e premtimit të “Rilindjes” për anulimin e koncesionit monopolist e antiligjor të Lotarisë Kombëtare “Australin Lotery” e njohur si bixhozi me gogla “6 nga 39”, reagoi publikisht e ashpërsisht kryeministri Rama, i cili deklaroi: “Sot, po realizojmë një premtim të bërë, kam urdhëruar bllokimin e Lotarisë monopoliste e antiligjore të bixhozit “Australin Lotery” dhe që nga sot, do të nis procedura ndryshimit të kontratës sipas ligjit dhe normave të fitimit si në të gjithë botën, ose në të kundërt, nëse kompania nuk pranon, do t’i hiqet licenca”. Por fakti rezulton ndryshe. Vendimi i deklaruar prej kryeministrit Rama, për bllokimin e kësaj lotarie nuk është zbatuar. “Goglat” e bixhozit të lotarisë “Australin Lotery”, po vazhdojnë të hidhen lirshëm e publikisht në shorteun javor televiziv. Ndërsa vendimi i kryeministrit ka përfunduar në “gogël” e hedhur në koshin e plehrave, fakt ky që dëshmon fuqinë e monopoleve dhe demagogjinë elektorale e qeverisëse të politikanëve dhe shtetarëve shqiptarve! E themi kët, mbasi Lotaria “Australin Lotery”, jo vetëm që nuk është bllokuar siç urdhëroi kryeministri, por “usta Cani” i financave as nuk i ka “trokitur në derë” për të nisur procedurat për ndryshimin e kontratës koncesionare! Madje, Lotaria “Australin Lotery” ka publikuar tashmë edhe simbolin e saj… kombëtar! Sot, 103 ditë pas urdhrit “Rama” për bllokimin e këtij bixhozi monopol dhe 103 vjet pas ngritjes së Flamurit Kombëtar të Pavarësisë nga Ismail Qemali, po në Vlorë, po në atë shesh është ngritur e po valëvitet “i lirë e krenar” edhe… “Flamuri kombëtar” i bixhozit “Australin Lotery”. Ja fotografitë e valëvitjes së “Flamurit Kombëtar” të bixhozit monopol “Australin Lotery”, të fiksuara dje në Vlorë…
Sigal