Ngjarje e rëndë në Elbasan, vdes 13-vjeçari pasi dyshohet se ra nga ballkoni

143
Sigal

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm.

Një 13-vjeçar, i cili dyshohet vuante nga somnambulizmi, ose e njohur ndryshe si ecja e pavetëdijshme në gjumë, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit , në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes..