U arrestuan pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar, aktivistët dalin sot para gjykatës

310
Sigal

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë sot seancën për masën e sigurisë për të arrestuarit në protestën e të dielës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Të ndaluarit janë: Ermal Shkalla; Sabri Mekollari; Xhevdet Nela; Pjetër Hasaj; Endrit Mërtiri; Boiken Abazi; Sokol Ndoj, Romeo Lila, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.
Të gjithë këta aktivistë janë arrestuar të dielën pas përplasjes me policinë dhe nuk mungoi as dhûna, e cila është dënuar nga opozita dhe organizata të ndryshme, por nga qeveria është justifikuar çdo zgjedhje e forcave të rendit.

Nga ana tjetër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në solidaritet të të ndaluarve tek dera e gjykatës.

Kësaj thirrje u janë përgjigjur dhjetëra qytetarë, të cilët mbajnë në duar pankarta dhe bëjnë thirrje “Lironi aktivistët”.

Ndërkohë sot në orën 17:30 do të ketë një protestë tjetër para Teatrit Kombëtar, po ashtu ka nisur një firmosja e një peticioni online ku kërkohet rindërtimi i godinës ashtu siç ishte më parë.