Rritet numri i të sëmurëve kronikë, MSH: Në 2023 u rrit me 5.9%

27
Sigal

Plakja e popullsisë por edhe pandemia e Covid 19, po pasohen me ndikime negative në shëndetin e popullatës shqiptare. Një raporti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, ka nxjerr në pah se në vitin 2023, numri i të sëmurëve kronik është rritur, e po ashtu edhe i diagnozave për një pacientë.

Bazuar në të këtë raport shohim se rritja natyrale e sëmundeshmërisë kronike është rritur me 5.9% e për kthye në shifra, vetëm për periudhën janar -gusht kemi 74.331 të sëmurë kronik më shumë se në vitin 2022. Ndërsa kur flasim për diagnoza, 1,83 që ishte numri mesatar i diagnozave për pacientë, në 2023 ka arritur 1,96.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rritja e numrit të diagnozave për të cilin rimbursohet një pacient është 6,9%. Shtimi i numrit të sëmurëve kronike dhe i diagnozave ka rritur shpenzimet vjetore të rimbursimit të barnave  të cilat kapën vlerën e 12 miliard lekëve. Barra e shpenzimeve prite të jetë edhe më e lartë në 2024 , pasi ekspertët presin së sëmundshëmria kronike ashtu si dhe numri i diagnozave për një pacientë të jenë në rritje edhe këtë vit.