Xhaferri: Dosja McGonigal/ Zëri I Amerikës: Paratë e lobimit për të asgjësuar opozitën!

24
Sigal

Dosja McGonigal çdo ditë po prodhon detaje të reja që fundosin gjithnjë e më shumë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe diskretitojnë SPAK që vijon të merret me sekserët e dosjes dhe minojnë në mënyrë të rëndë partneritetin me aleatin tonë strategjik.

Zëri i Amerikës ka zbuluar një dokument të datës 16 Mars 2018, pra një muaj pas hapjes së hetimit, ku një zyrtar i FBI-së ngre pyetjen se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?

Këto dokumente, sot lexohen ndryshe, pasi McGonigal kur u pyet nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse ishte përpjekur t’a ndikonte prokurorin e Departamentit të Drejtësisë që të hetonte çështjen kundër opozitës shqiptare, Charles McGonigal u përgjigj “Po”.

Zhvillimet e dosjes Mcgonigal janë dëshmi e pakundërshtueshme e projektit ogurzi të Edi Ramës për asgjësimin e opozitës shqiptare.

SPAK nuk e ka më luksin të fshihet si struci e të merret me sekserët e dosjes, ndërsa llogaritë me drejtësinë në SHBA Edi Ramës i kanë nisur!