Sot, protesta e dytë për shembjen e Teatrit, Aleanca dhe opozita mblidhen tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30

322
Sigal

Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me mbështetjen e opozitës organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysmë kurse dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.

Protesta zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme. Ndërkohë tek Teatri Kombëtar, apo ajo çfarë ka mbetur prej tij vijon heqja e inerteve.