Ngjarja me 19 shkurt – Arrestohet autori i dytë i vjedhjes së argjendarisë në Sarandë

514
Arrestohet autori i dytë për grabitjen e një argjendarie në Sarandë, ngjarje e ndodhur me 9 shkurt 2017.

Policia ka vënë në pranga Edmond Poçin, 34 vjeç, banues në Ksamil.

Poçi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Nikolin Beka 34 vjeç, banues në Sarandë (tashmë i arrestuar nga policia) kanë shqyer me lëvë portën e një dyqani argjendarie në lagjen numër 1 në Sarandë dhe kanë vjedhur disa bizhuteri.

Argjendaria ishte në pronësi të shtetasit M.P., 69 vjeç, ndërsa ngjarja ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites.

Për ngjarjen, blutë arrestuan dhe edhe shtetasin Artan Murtaj, 34 vjeç për përkrahje të autorit të krimit Nikolin Baka, duke e ndihmuar këtë të fundit me fshehjen e tij.
Sigal