“Shqiponja në rrezik”, Ambasada e SHBA ka një thirrje për shqiptarët

778
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë që poston shpesh këshilla apo praktika se si mund t’ua bëjë shqiptarëve më të lehtë lëvizjen drejt SHBA-së, në rastin kur duan një vizë, bën një thirrje për të gjithë shqiptarët.
Kësaj here ata janë fokusuar tek shqiponja, që është symbol edhe për ta. Ambasada thotë se shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim në SHBA, ndërsa shqiptarët duhet të bëjnë të njëjtën gjë për ta mbrojtur shqiponjën e tyre.
STATUSI I PLOTË
A e dini që shqiponja është simbol si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara? Në Shtetet e Bashkuara, shqiponja kryebardhë u hoq nga lista federale e specive të kërcënuara dhe rrezikuara më 9 gusht 2007 dhe specia tani është në lulëzim. Për fat të keq, shqiponja është në rrezik në Shqipëri. Çfarë mund të bëjmë për t’i ruajtur këto specie të jashtëzakonshme? #ËorldËildLifeDay (Foto: AP)


Sigal