Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, rritet vetëm 2.23%, bien ndërtimi dhe energjia

58
Sigal

Ekonomia ka shfaqur shenja të forta ngadalësimi në tremujorin e dytë të vitit, duke reflektuar situatën e vështirë globale që është shkaktuar nga çmimet e larta dhe problemet me furnizimin si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe rënien e sektorit të ndërtimit dhe energjisë.

Sipas INSTAT, ekonomia u rrit me vetëm 2.23% në tremujorin e dytë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shfaqur ritmet më të ulëta që nga tremujori I fundit 2020, kur vendi sapo po e merrte veten nga pandemia.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia u rrit ndjeshëm me 17.6%, por ky zgjerim vinte pas tkurrjes së thellë prej 11% në 2020-n, kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2,23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,68 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,65 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,33 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,31 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,06 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Ndërtimi me -0,49 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,46 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,32 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,09 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.

Ndërtimi mund të ketë rënë për shkak se ndërtuesit e punëve publike pezulluan përkohësisht aktivitetin, për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,55%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 3,85%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 5,26%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 11,42%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 1,7%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,20 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11,38%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,68%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rënie prej 3%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 5,36%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,59%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rënie prej 1,16%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,28%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 6,74%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 5,99%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 2,34 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 3,38%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 2,25%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,31%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 0,09%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,54%.

Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 0,16%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 0,24%.

Rritet konsumi i popullatës

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 8,95%.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 8,5%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rënie me 6,69%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,07%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,63%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës,

shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës pësoi rënie me 0,84% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Konsumi final i qeverisë pësoi një rënie me 0,82%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rënie me 6,06%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,63 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,90%./Monitor

Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, rritet

Ngadalësohet ndjeshëm ekonomia në tremujorin e dytë, rritet