Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qendër të Tiranës.
Nga burime në vendin e ngjarjes mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë.
Nuk dihet identiteti dhe gjendja e personit të plagosur.
Të paqarta janë edhe rrethanat e ngjarjes.