Nesër pa drita disa zona në Tiranë, OSHEE: Ja kur do të bëhet stakimi i energjisë

173
Sigal

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të punohet në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm.

Sipas OSHEE-së do të stakohet energjia në zonën pas Stadiumit “Air Albania” dhe pas Ambasadës Franceze.