Nesër do të lexoni/ Afati i ri, nis sot Lotaria Amerikane, si plotësohet formulari

616
Rinis sot aplikimi për Lotarinë e Vizave të Emigrimit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Prej datës 18 tetor 2017, shqiptarët do të kenë mundësi të provojnë, duke aplikuar për Lotarinë amerikane të Vizave. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se këtë të mërkurë, në orën 18:00 (sipas orës së Tiranës) do të rihapet portali i aplikimit për Programin e Vizave të Diversitetit. Edhe këtë herë, asgjë nuk do të ndryshojë dhe deri më 22 nëntor 2017, në orën 18:00 (sipas orës së Tiranës), të gjithë do të kenë mundësinë të aplikojnë për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. Sipas këshillave të Departamentit amerikan të Shtetit mund të përdoren edhe fotot e pranuara në aplikimet e plotësuara në javën e parë të tetorit 2017.
DV-2019 do të ketë në dispozicion 50 mijë viza emigrimi për fituesit e lotarisë amerikane në mbarë botën. Përzgjedhja është rastësore, përmes një shorti kompjuterik. Departamenti amerikan i Shtetit, krahas njoftimit për datat e nisjes së Lotarisë së Vizave të Emigrimit, ka publikuar edhe këshillat për plotësimin e formularit. Në të përfshihen të dhëna për…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal