Liza Marku, e njohur si ‘Nëna Liza’ që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj në lagjen “5 Maji”.
E pyetur nga moderatorja se ku i ka kaluar këto netë, ajo tregoi se ato familjarisht vazhdojnë të gdhihen në shtëpinë e rrënuar.
“Ne vazhdojmë të gdhihemi aty, presim një zgjidhje ligjore dhe duam një kontratë të rregullt, iu kemi kërkuar të vijnë të na japin një sqarim, por nuk kemi pasur përgjigje. Nuk kemi parë asnjë letër asnjë kontratë.”
Kujtojmë se ‘Nënë Liza’ gjithashtu mori pjesë pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, teksa shpjegoi me këmbëngulje se dhe pse kërkesa e saj u cilësua nga kryetarja e Komisionit si kërkesë politike.
“Nuk kam hallin e politikës, por kam hallin e shtëpisë time, nuk kemi dalë për politikë në protestë, shtëpia është e shenjtë, shtëpia është jeta jonë, ne për ate shtëpi jemi copëtuar duke ngrënë bukë thatë, nusja dhe djali im kanë probleme shëndetësore që iu kanë ardhur nga mundi i tyre për të rregulluar shtëpinë”.
Ndër të tjera, moderatori Flavo Qarri i rikujtoi Liza Markut një nga akuzat e saj që kryebashkiaku Erion Veliaj është gënjeshtar, e bindur për t’i qëndruar mendimit të saj ajo përsëriti: “Nuk ka shtet që më gënjen në botë. Nëse më firmos një letër, të më japë një shtëpi që t’i jap një shtëpi, këtu është një skandal i madh”.
E për mënyrën ç’njerëzore se si u trajtuan ato mëngjesin e 19 janarit, Nëna Liza kujtoi me dhimbje:
“Ajo ishte e jashtëligjshme, erdhën një tufë policësh, ishte protesta për në 10:00, ata erdhën në orën 07:00, ata erdhën jashtë rregullave sepse e dinë që këtu nuk ka ligje. Unë dua strehim, pa bonuse, t’i paguajë Bashkia si dhe shtëpinë siç e meritoj, dhe jo në zonat ku ato duan. Ne tokën nuk e kemi zaptuar, e kemi blerë me djersë, ne i kërkojmë Bashkisë orën dhe ditën se kur do ta marrim shtëpinë.”
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:






















