KLP shkarkon prokuroren e Dibrës, kjo është arsyeja

254
Sigal

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar prokuroren e Dibrës Belina Zeneli, për shkak se sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka zvarritur dhjetëra çështje.

Më 20 janar, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kërkoi shkarkimin e Zenelit, duke e akuzuar se ka zvarritur dhjetë çështje gjyqësore dhe ka cenuar besimin te drejtësia.

Sipas ILD, Zeneli ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

ILD argumentoi në kërkesën e saj se nga veprimet e prokurores Belina Zeneli, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.