Borë dhe ngrica në rrugë, ISHP apel qytetarëve: Tregoni kujdes!

226
Sigal

Në vendin tonë duke filluar nga e marta pritet që të kemi një rikthim të reshjeve dhe të motit të ftohtë.

Instituti i Shëndetit Publik kërkon kujdes nga qytetarët dhe thekson këshillat që duhet të kenë parasysh për të mbrojtur shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta dimri.

Një ndër këshillat që ISHP ka për të gjithë është udhëtimi me kujdes në rrugë për shkak të pranisë së ngricave.

Sipas ISHP është e rëndësishme që qytetarët në ditët ku kushtet e motit nuk janë të favorshme dhe ka prani të reshjeve, mjegullës ose borës duket të jenë të pajisur me goma dimërore, të ecin me shpejtësi të ulët dhe të ruajnë distancën me makinat e tjera.

Njoftimi i plotë:

Udhëtimi në kushtet e motit të ftohtë, dëborës, akullit dhe ngricës. ❄️

⛈ Gjatë stinës së ftohtë  kushtet atmosferike, si: mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.

Për këto arsye, për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me ???? makinë, është mire që të respektohen kufijtë e shpejtësisë.

???? Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të kihen parasysh:

????informohuni për motin përpara udhëtimit;

????nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë;

????evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.

???? Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shíkueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste:

????ulni shpejtësinë;

????ruani distancën;

????mbani dritat gjithnjë ndezur.

Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë…

Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira,

❗️u rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet.

⚠️ Nga KUJDESI ka vetëm dobi.