Në prag të 20-vjetorit të sulmit në kullat binjake, ambasada amerikane ceremoni përkujtimore për viktimat: Shqipëria na qëndroi pranë

196
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore, në prag të 20-vjetorit të sulmeve terroriste në kullat binjake në New York, më 11 shtator 2001.

Zëvendësambasadori amerikan Demian Smith në një deklaratë u shpreh se, sot kujtojmë aktet mizore të vrasjes së 2977 personave dhe plagosjes së mijërave të tjerë në sulmet terroriste.

Ai kujtoi dhe tre shtetasit amerikano-shqiptarë, Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe Simon Dedvukaj që humbën jetën tragjikisht në këtë akt terrorist.

Smith shprehet se një kujtim të veçantë zë dhe mbështetja e dhënë nga Shqipëria të cilët qëndruan kundër terrorit dhe të keqes.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

“Sot ne kujtojmë atë ditë të tmerrshme të 20 viteve më parë. Kujtojmë aktet mizore të vrasjeve dhe terrorizmit në Qytetin e Nju Jorkut, në Uashington DC dhe mbi qiellin e Pensilvanisë. Ne kujtojmë frikën, zemërimin, tmerrin tonë. Ne kujtojmë viktimat. 2,977 burra, gra dhe fëmijë të vrarë, më shumë se 6,000 të plagosur. Familje të shkatërruara përjetë dhe të ardhme të humbura. Të gjithë ne ishim viktimat. 90 vende humbën qytetarët e tyre atë ditë. Ne kujtojmë Mon Gjonbalaj, Roko Camaj, dhe Simon Dedvukaj, tre viktimat që e quanin Shqipërinë atdheun e tyre. Kujtojmë edhe heronjtë. Ne kujtojmë dhënësit e ndihmës së parë. Kujtojmë bashkëqytetarët që ndihmuan njëri-tjetrin. Ne kujtojmë radhët e dhuruesve të gjakut dhe të vullnetarëve që bënë gjithçka mundën për të ndihmuar. Ne kujtojmë aleatët dhe miqtë tanë në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë, që qëndruan me ne kundër terrorit dhe të keqes.” , tha Zëvendës Ambasadori Demian Smith, gjatë ceremonisë përkujtimore në prag të 20 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.