Kandidatët zyrtar për në KLGJ, shpallen emrat e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret ligjore

84
Sigal

Gjykata e Lartë ka shpallur ditën e sotme emrat e kandidatëve zyrtarë të cilët plotësojnë kriteret ligjore për zgjedhjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët kanë arritur të kalojnë në filtrin e Gjykatës së lartë janë:

Nga Gjykata e Lartë:

Asim Vokshi
Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër
Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

Asim Vokshi

Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër

Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Bëhet me dije se mbledhja në Gjykatën e Lartë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të mbahet më datë 8 Tetor.

Njoftimi:

Bazuar në nenin 13, pikat 1 dhe 4, si dhe nenin 247, pika 1, shkronja d) të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 08.10.2021, ora 11.00, në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve me këtë rend dite:

  1. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  2. Zgjedhja e anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, nga radhët e gjyqtarëve me përvojë.

Për pikën e parë të rendit të ditës Gjykata e Lartë ka bërë njoftimin lidhur me kandidaturat që do të marrin pjesën në garën për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për pikën e dytë të rendit të ditës Gjykata e Lartë iu bën thirrje gjyqtarëve me përvojë, që kanë kontribuar si ekspertë në programin e trajnimit fillestar dhe vazhdues apo në programe të tjera pranë Shkollës së Magjistraturës të paraqesin kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Drejtues, duke depozituar aplikimin pranë kësaj gjykate.