Në ndjekje të personave të shpallur në kërkim, FNSH kontrolle të befasishme në disa banesa në Elbasan! Disa të shoqëruar

145
Sigal

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Janë ushtruar kontrolle në disa banesa ku dyshoheshin se fshiheshin persona në kërkim.

Ndërkohë janë ngritur postblloqe për ndalimin e personave që qarkullojnë me armë ose sende të tjera të paligjshme në automjete.

Gjatë kontrolleve ka pasur edhe persona të shoqëruar, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.

Kontrollet janë shtrirë edhe në qytete të tjera të qarkut të Elbasanit, si Peqin, Cërrik dhe Belsh.