Në nder të viktimave në Paris, qeveria shpall të hënën ditë zie

469
Qeveria e Shqipërisë me propozim të kryeministri Edi Rama shpall ditën e hënë 16 nëntor ditë zie, në nder dhe respekt të viktimave të sulmeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë “Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit”
Sigal